Të jesh vazhdimisht në qendër të vëmendjes së medieve nuk mund të jetë e lehtë dhe argëtuese, posaçërisht kur yjet, ndryshe nga natyra e tyre e vërtet, mundohen që në publik të kultivojnë imazhin e personit “normal”.
Një hap i gabuar dhe nga një yll normal bëhen mendjemëdhenjtë më të mëdhenj në botë. Ylli kontrovers i Hollivudit, Charlie Sheen, vite më parë ka qenë protagonist kryesor i incidenteve të ndryshme, kjo për shkak të konsumimit të drogës dhe alkoolit. Ai gjatë deklaratave të tij, kishte thënë se në damarët e tij rrjedh gjak tigri dhe ka ADN të Adonisit. Por nuk ishte ndalur me këtë.
“Unë jam madhështor dhe për këtë arsye edhe jeta ime është madhështore dhe nuk jam sikur këta naivët”, kishte thënë ai.
Beyonce me vite gëzon statusin e divës së muzikës. Pikërisht për shkak të mendjemadhësisë, këngëtarja e mirënjohur, Beyonce, ka angazhuar një kronist, i cili shënon të gjitha përjetimet në jetën e saj, por edhe një fotograf profesional, i cili ka për detyrë ta fotografojë në të gjitha aktivitetet ditore.
Po ashtu, ajo ka një dhomë speciale dedikuar karrierës së saj të suksesshme dhe në të cilën gjenden të gjitha fotografitë dhe intervistat që kanë shënuar karrierën e saj. Shumë njerëz e kanë kritikuar për këtë gjë duke e quajtur “të dashuruar në vetvete”, citohet Express. (b.an)