Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se vizita e beftë dhe e paparalajmëruar e Hashim Thaçit “kontejnerit” (siç e quan ai objektin e Doganës së Kosovës) në Jarinje, e bërë dhe e llogaritur me qëllime të shkaktimit të trazirave, eksese e dhunë dhe destabilizim të rrethanave në pjesët ku jetojnë serbët.
“I falënderoj qytetarët në saje të reagimit të urtë e të arsyeshme ky provokim i qartë nuk dha fryte.
Do të vazhdojmë bashkë me qytetarët në mënyrë të qetë por të paluhatshme të punojmë për mbrojtjen e interesave të popullit serb e të shtetit të Serbisë në krahinën e saj jugore”, siç e quan Gjuriq shtetin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar pikëkalimin kufitar me Serbinë, Jarinje, në veri të Kosovës.
“Kjo është vizita e dytë e zyrtarëve të lartë kosovarë në veri gjatë dy ditëve të fundit”, shkruajnë mediat serbe. Një ditë më parë atje kishte qëndruar ministrja për Dialog, Edita Tahiri. (b.an)