Lideri britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn i vënë në vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve me një pjesë të madhe të deputetëve laburistë pas referendumit për çështjen Brexit, pritet të rizgjidhet me një fitore bindëse në krye të partisë, sipas një sondazhi të publikuar sot.
”Rreth 62 për qind e votuesve shprehen pro Jeremy Corbyn, kundrejt 38 për qind që janë pro kundërshtarit të tij, deputetit nga Uellsi, Owen Smith”, bëri të ditur një anketim i YouGov për të përditshmen ”The Times” kryer në një target grup prej 1 200 personash, i pari prej fillimit të procesit të votimit.
Përkrahësit e laburistëve, partia kryesore opozitare në qeverinë konservatore nisi votimin për liderin e saj të ardhshëm 10 ditë më parë, ndërsa rezultati pritet të shpallet më 24 shtator.
Rreth 640 000 persona janë thirrur të marrin pjesë në votim.
Jeremy Corbyn, 67 vjeç, u zgjodh në mënyrë triumfuese në krye të laburistëve në shtator 2015, ku mori 59,5 për qind të votave./ r.a