Gjashtë persona janë arrestuar pasi kanë aplikuar për pasaportë biometrike dhe letërnjoftim duke plotësuar të dhëna false.
Në tre prej rasteve tentativa për të aplikuar me të dhëna personale të pasakta ka ndodhur për të dytën herë.
A.Sh, 42 vjeç, S,P, 72 vjeçe, Sh.B 42 vjeç, P.Ç 39 vjeç dhe G.Sh, 43 vjeç të gjithë banues në Tiranë kanë aplikuar për letërnjoftim apo pasaporta gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë që e arrestuara e gjashtë 27-vjeçarja B.H është banuese në Durrës. /r.a