Çdo frut ka një rëndësi të veçantë për organizmin tonë si dhe në kurimin e shumë problemeve shëndetësore. Por mund të veçojmë portokallin pasi vetë aroma e tij është e dobishme kundër infeksioneve, dhimbjeve në muskuj, sëmundjeve në gojë dhe në shërimin e mishrave të dhëmbëve.
Sipas mjekëve, gjatë kësaj periudhe kohore çdo organizëm ka nevojë për energji për shkak se ndryshohen edhe stinët.
Pikërisht aroma e portokallit jo vetëm që na i bën më të këndshëm ambjentin ku jetojmë por edhe na forcon sistemin imunitar si dhe na ndihmon në risjelljen në kujtesë të momenteve të bukura nga e kaluara.
Gjithashtu portokalli lehtëson pengesat në tretje dhe është mirë për një lëkurë të shëndetëshme./shqiptarja.com