Rreth 3 000 migrantë u shpëtuan dje ne qendër të Mesdheut, njoftoi roja bregdetare italiane, duke bërë që numdi i të shpëtuarve të arrijë në 10 000 në 48 orë.
“Kishte rreth 30 ndërhyrje të drejtuara nga roja bregdetare italiane, misioni evropian kundër migrantëve ‘Eunavfor Med’ dhe agjencia evropiane e kufijëve Frontex”, njoftoi roja bregdetare.
Një ditë më parë, roja bregdetare koordinoi 35 misione duke shpëtuar 704 persona./r.a