Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kanë drekuar sëbashku ditën e sotme në një nga lokalet e Tiranës.
Lajmi bëhet i ditur nga dëshmitarë që kanë parë dy krerët e koalicionit qeverisës teksa hynin në ambientet e një restoranti në kryeqytet.
Në përfundim të drekës, Meta është prononcuar shkurtimisht për gazetarët duke thënë se temë e bisedës ka qenë stadiumi “Loro Boriçi”.
“Kemi diskutuar për inaguirimin e stadiumit të ri në Shkodër dhe ndeshjen me Marokun” – tha Meta me ironi duke shtuar se vazhdimësia e koalicionit nuk ka pse të diskutohet.
Dreka mes Ramës dhe Metës ka zgjatur plot tre orë. Ajo nisi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Një ditë më parë në bashkëbisedim me komentuesit në Facebook, Edi Rama tha se është koha që PS dhe LSI duhet të ulen në një tryezë për të diskutuar mbi zgjedhjet 2017 dhe mandatin e dytë qeverisës mes dy forcave politike. /r.a