Pas problemit të djeshëm, kur avioni i kompanisë Blue Panorama u nis nga Tirana për Malpensa, por u ul sërish në Rinas pas një defekti, ka sërish ankesa nga pasagjerët.
Në faqen e tij në Facebook, Olti Curri ka postuar shqetësimin e një pasagjeri, i cili ankohet se i njëjti avion që pritet t’i çojë sot drejt Bolonjës e ka shtyrë fluturimin disa herë dhe ata presin pa asnjë sqarim.
Mesazhi
Prape Blue Panorama sot, me te njejtin problem te djeshem. Orari per ne Bologna (BLQ) ishte ne 07:15 te mengjesit. Orari u shty fillimisht per ne oren 9:00 te mengjesit te sotshem.
Ne oren 9:10 na lajmeruan qe nisja do behet ne oren 10:30…!!
Arsyeja ishte: Eshte i njejti avion i djeshem qe shkoi ne Kroaci dhe u kthyen prape ne Tirane dhe u nisen pas ores 22:00
Avioni ka difekt teknik, u testua dhe e ulen prape ne toke per kontrolle. Kulmi!
Njerez qe bertasin, femije qe qajne, ne qe jemi per pune neser heret.
Kjo eshte Blu Panorama!!!
Kjo tregon se MTransporteve eshte ne nivelin me te larte te kontrollit