Mbrëmë rreth orës 22 në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Tetovë është prishur rendi publik nga një rrahje grupore ku kanë marr pjesë pesë persona: tetovarët R.B.(38) dhe S.B.(36) dhe shtetasit shqiptarë F.K.(21),L.K.(19) dhe A.K.(49) nga Pogradeci, transmeton TetovaSot.
Rrahjes i ka paraprirë një debat në lidhje me disa punë ndërtimore, debat i cili ka dal nga kontrolli, ku tetovarët dhe shtetasit shqiptar kanë shkëmbyer disa grushte dhe shkelma.
Shumë shpejt në vendngjarje kanë arritur zyrtarët policor të SPB-së në Tetovë dhe të gjithë të përfshirët në rrahje janë arrestuar. Pas mbajtjes së shkurtër në polici, tetovarët janë lëshuar, ndërsa shtetasit shqiptar që kanë qëndruar të palajmëruar dhe kanë marrë pjesë në prishjen e rendit publik do t`i dorëzohen Departamentit kufitar për procedurë të mëtejshme./a.m.