Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa një bombë ka shpërthyer në qendër të tij dhe deri tani mësohet se të paktën një person është plagosur.
Mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7, persona të paidentifikuar kanë shpërthyer një mjet në rrugën “Sutlanska” në Zagreb, me një granatë dore, sipas medias vendase.
Një person u plagos dhe disa makina aty pranë janë dëmtuar nga shpërthimi.
Departamenti i policisë së Zagrebit ka konfirmuar shpërthimin pak pasi ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.
Sipas burimeve jozyrtare, personi që hodhi në ere mjetin ka qenë një femër.
Dita/d.i.