Klubi i Eintracht Frankfurtit ka njoftuar për huazimin e mesfushorit shqiptar Shani Tarashaj nga Evertoni.
21-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit, por nuk është bërë e ditur nëse marrëveshja është me mundësi blerje.
Tarashaj së fundmi ka thënë të ketë shprehur dëshirë të luajë për Kosovën, por se nuk kishte mundësi, citohet Koha. (b.an)