Natën e mbrëmjes së maturës mësuesja Isabelle Graham është kapur mat në krevat me nxënësin e saj.
Menjëherë mësuesja ka marrë njoftimin e largimit nga puna. Rasti në fjalë ka ndodhur pikërisht natën e mbrëmjes maturës, mësuesen dhe nxënësin 17-vjeçar i zbuloi një nxënëse tjetër, shkruan Jeta osh qef.
Vajza menjëherë e ka fotografuar çiftin. Pas publikimit të fotove, mësuesja e ka pranuar që ishte e dehur dhe ka përfunduar në shtrat me nxënësin e saj, por nuk ka folur nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale ose jo. Ndërkohë nga 17-vjeçari nuk ka asnjë prononcim në lidhje me këtë rast.