Policia e Tiranës arrestoi një 18-vjeçare me precedent penal. E reja akuzohet se i grabiti një 46-vjeçari celularin në banesën e tij.
NJoftimi i policisë:
Nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1 ështe bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases :
• K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”
Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.
Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./a.m.