Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në rrugën Lezhë-Tiranë në hyrje të qytetit të Lezhës.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Rrotondo”, ku i plagosur ka mbetur T.K., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje./panorama/a.k