Jetë e vështirë për dembelët në administratën publike të Dubait. Të dielën e kaluar, sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum bëri një inspektim të befasishëm në zyrat qeveritare, ku gjeti shumë tryeza pune bosh, pa punonjës të ulur pranë tyre.
Sheiku, i cili është Emir i shtetit të Dubait, përveçse zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk e ka menduar dy herë, por ka pushuar nga puna punonjësit që mungonin si dhe 9 funksionarë të lartë të shtetit.
Video
Ashtu siç tregon një video e publikuar në në Twitter, tregohet sesi sheiku mbërrin në orën 7 e 30 minuta të mëngjesit në zyrat e Departamentit të Zhvillimit Ekonomik dhe në heshtje sheh karriget bosh. Pastaj afrohet merr një libërdhe e rrotullon në dorë. Një vizitë e tillë e ngjashme u bë dhe në Zyrat e Emigracionit, por për fat të mirë i ka gjetur në vendin e tyre të gjithë punonjësit.
Shembull i mirë
Edhe pse i pushoi nga puna 8 funksionarët e lartë, sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum nuk kurseu ndaj tyre fjalët më mira, por gjithnjë me një “por…”. Ai i falënderoi 9 zyrtarët për kontributin e shquar që kanë dhënë në administratë, por theksoi se “vendi ka nevojë për funksionarë të rinj, në moshë dhe në profesion, pasi cilësia në shërbim do të ishte dhe më e mirë”.
Media në Dubai i bëri jehonë lajmit, ndërsa zyra e shtypit në Dubai tha se “sheiku dha një mesazh të mirë dhe të qartë”.
“Kush ka pozita të rëndësishme duhet të jetë i pari që duhet të tregohet i përpiktë në detyrë, sepse përndryshe nuk ke si i kërkon llogari puonjësit, se përse nuk ndodhet në vendin e tij të punës”, tha zyra e shtypit të Dubai.
BW/d.i.