Ai thotë se Ramiz Alia ka vlerën e tij për kontributin në prag të ndryshimeve të mëdha, ndërkohë që Simon Stefani dhe klani i Enver Hoxhës për pak i bënë puç Ramiz Alisë.
Shenasi Rama thotë se Brokaj nuk thotë tërësisht të vërtetën në lidhje me këtë periudhë, por nuk është thënë as për rolin e studentëve të dhjetorit.
Po citojmë postimin e plotë të Shenasi Ramës:
Sapo rilexova nje interviste te Prof. Sabit Brokaj. Ka shume insinuata dashakeqe dhe te paverteta ose pasaktesira ne ate interviste. Edhe pse ka shumecka per me thane, sepse Prof. Brokaj ka qene me shume se miza ne mur qe ka degjuar biseda etj. brenda rretheve te ngushta te udheheqjes se kohes, ketu do te vecoja disa gjera qe jane shume te bezdiseshme dhe jo te sakta.
Se pari, sulmin e tij te ashper kunder Ramiz Alise. Ramiz Alia ka pasur shume te meta dhe nuk ishte dore e forte qe te kepuste koken, ishte edhe i kompromisit, por ishte me i zgjuari i te gjitheve ne ate moment dhe ka bere shume sherbime qe meritojne respekt maksimal nga shqiptaret qe me e pakta duhej t’ia kujtonin 90 vjetorin vjet.
Harron prof. Brokaj sulmin e disave me orientim e frymezim edhe nga klanet fetare si Simon Stefani por edhe te tjere qe prof. Brokaj i ka ne rrethin familjar qe perpak, nen flamurin e Enver Hoxhes, ia bene edhe pucin ne Byro e ne KQ.
Per me teper Ramiz Alia i kishte duart e lidhura shume keq jo vetem nga klanet qe donin te kapnin jo vetem shtetin, por edhe nga budallenjte e strukturave qe te vrisnin per nje marrezi si bie fjala te thoje se tufezimi ishte gabim.
Vete ajo qe thote ne interviste, kur thote se si kasta e vjeter, ose me mire klanet e Jugut e kundershtuan ndryshimin, bie ne kundershtim me kete qendrim.
Se dyti, jemi te lodhur e te neveritur me insinuatat se ne studentet e Levizjes Studentore, qe me sa duket paskemi qene te vetmit qe paskemi dashur nje shtet shqiptar modern, kombetar e normal, kemi qene vegla te ketij e te atij.
Qe e kemi ditur se cfare duhej bere dhe qe e beme po vete, dhe kunder interesave te ketyre, edhe kur keta nuk guxuan as te flisnin, eshte nje gje qe iu djeg si shume ketyre te parise.
N se kane prova se kemi qene te perdorur le ti nxjerrin, dhe ketu e kam fjalen per veten e per shoket e mi. Por nuk ka prova e ka heronj qe keta nuk mund ti pranojne se jane, pse nuk jane nga radhet e tyre.
Tani na del se edhe keta e kane kerkuar vete ndryshimin dhe per kete permenden emra, ngjarje e deshmitare. Asnje nuk e hapi gojen kur u desh publikisht. Me ne ishte e kunderta.
Se treti, tani na del qe e kane ditur qe ka pasur analiza se nuk funksiononte sistemi. Ne shtetin shqiptar dihej qe socializmi nuk funksiononte. Kina na mbante me 40% te buxhetit, dhe si u prishem me kinezet, ne fakt, ishim te falimentuar dhe ishte ceshtje kohe.
E vertete, qe ne BRSS ka pasur shume diskutime, por keto kane qene gjithmone te hapura mbas 1954 ( edhe ne kohen e Brezhnjevit me 1964, nevoja per nje NEP te ri ne vitet 1970-te etj); po ashtu ka qene platforma e Andropovit dhe nje diskutim qe u zhvillua ne BRSS dhe qe me pas u botuan si propagande kunder BRSS ne perendim, por atje flitej per ndryshim sepse kishte stanjacion, per permiresim e jo per permbysje te socializmit.
Me ne fund, eshte mire qe te dalin e te flasin, por te pakten te mos thone budallalleqe e gjera te cekta qe nuk i sherbejne te vertetes sepse do te vije nje kohe kur do te gjykohemi te gjithe per ate qe kemi bere e per ate qe kemi thene, e sidomos per persona me peshe si Prof. Brokaj, kjo eshte e pafaleshme.
ma.me