Një sinjal i çuditshëm nga hapësira që ende nuk po merr dot shpjegim nga shkencëtarët u kap nga një satelit rus.
Sinjali i fortë erdhi nga një yll me largësi 95 vite dritë largësi i identifikuar “HD164595”. Ende nuk flitet për UFO, por sinjali i fortë i ka futur në mendime edhe më skeptikët për ekzistencën e UFO-ve.
Sinjali u kap nga radioteleskopi rus Ratan-600 i vendosur në Kaukaz.
Ai u fiksua 15 Majin e vitit të shkuar dhe ende nuk ëhstë arritur të jepet asnjë shpjegim se nga vjen.
Ylli nga është kapur sinjali ka një masë identike me atë të diellit tonë por është më i vjetër.
Ai ëhstë rreth 6.3 miliardë vjeçar ndërkohë dielli ynë 4.57.
Shkencëtarët thonë se të tjera sinjale të paidentifikuara mund të ketë. Ata thonë se sinjali mund të jetë drejtuar për tokësorët nga ndonjë qytetërim që e quajnë Kardashev. Ky qytetërim sipas ekspertëve mund të shfrytëzojë energjitë që prodhon një sistem diellor./a.m.