Trajneri serb i Sllovenisë, Igor Kokoshkov, i ka uruar fat përfaqësueses së Kosovës në basketboll në eliminatoret për “Eurobasket 2017”. Kokoshkov fat Kosovës i ka uruar të hënën në një intervistë për gazetën.
Megjithatë, ai do të japë çdo gjë nga vetja që të mërkurën mbrëma të udhëheqë Slloveninë drejt fitores në hapje të eliminatoreve për “Eurobasket 2017”, shkruan “Koha Ditore”.
Sllovenia të mërkurën nga ora 20:00 në palestrën “Stozhice” në Lubjanë e pret Kosovën në kuadër të grupit E.
Një orë më herët nis ndeshja tjetër e këtij grupi në mes Ukrainës e Bullgarisë. Sllovenia vlerësohet favorite e grupit.
Në evropian kualifikohet fituesi i grupit dhe katër prej shtatë përfaqësueseve me bilancin më të mirë në pozitën e dytë nëpër grupe. Sllovenia këtë verë fitoi tetë miqësore, por e humbi të fundit, nga Mali i Zi, të shtunën…(b.an)