Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë.
Mësohet se trupi i një 10-vjeçari është pikasur nga banorët e fshatit Mazhic buzë lumit Drin i Zi.
Informacionet e para flasin për të miturin me inicialet I.Xh, i cili dyshohet të jetë mbytur teksa lahej në lum.
Grupi hetimor që ndodhet në vendgjarje saktëson se në trupine fëmijës nuk ka shenja dhune, ndërsa pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes që i mori jetën I.Xh. /r.a