Policia e Vlorës asgjësoi 3700 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sattiva.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Tragjas dhe Dukat të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në vendin e quajtur Mali “Soft” dhe në vendin e quajtur “Përroi Shën Gjergjit”
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike./a.m.