Kur jemi në plazh, shumë nga ne preferojnë të ecin zbathur, dhe kjo nuk nënkupton vetëm argëtim, por ka edhe efekte pozitive në shëndet.
Përveç faktit që është një relaksues për shqisat, kjo kënaqësi e thjeshtë, në fakt është një mundësi shumë e shëndetshme që shton atraksionet e një pushimi në plazh.
Për të filluar me shëtitje, qoftë në rërë ose vende tjera, mund të përmirësojë në qarkullimin e gjakut, duke e bërë atë një ushtrim të përshtatshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga zgjerimi i enëve të gjakut.
I bën masazh thembrave tuaja. Nëse ecni në plazh, do të përfitoni nga fërkimi i këmbëve me rërën, gjë që aktivizon qarkullimin venoz dhe limfatik.
Shëtitja në ujë. Uji rreth këmbëve tuaj është shumë i dobishëm, por nëse doni që të lagni këmbët më shumë, depërtoni në ujë deri në gjunjë.
“Magjia” e mineraleve. Ekziston edhe një tjetër përfitim për ujin e detit, pasi përmban minerale (jod dhe natrium) që ndihmojnë në parandalimin e plakjes./noa.al