Islanda ka lëshuar alarmin pasi vullkani më i madh i vendit u godit nga dridhjet më të mëdha që nga viti 1977.
Dy tërmete të mëdha tronditët kraterin e Katlas të hënën në mëngjes, tha Zyra Meteorologjike e vendit në një deklaratë.
Kjo u pasua nga të paktën 10 dridhje të tjera në vullkan, i cili ngrihet 1,450 metra në ajër në bregdetin jugor të ishullit të Atlantikut të Veriut, transmeton Gazeta Express.
Katla ka shpërthyer herën e fundit më 1955 dhe 1999. Asnjëri nga shpërthimet nuk ishin mjaftueshëm të mëdhenj për të thyer akullin që mbulon një pjesë prej rreth dhjetë kilometrash.
Shpërthimi i fundit i tij i madh ishte në vitin 1918, kur vullkani kishte qëndruar i aktivizuar për më shumë se pesë javë. (b.an)