Treni ndërkombëtar “Helas ekspres” i cili qarkullon në relacionin Selanik – Shkup – Beograd nga 4 shtatori nuk do të qarkullojë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në territorin e Serbisë.
Hekurudhat e Maqedonisë – Transport sot kumtoi se ndërprerja e qarkullimit hekurudhor do të vlejë deri në fund të orarit të vitit 2015-2016, ndërsa vendosjen e sërishme e linjës së rregullt të udhëtarëve në relacionin Selanik – Shkup – Beograd zyrtarisht do ta harmonizojnë “HM Transport”, “Serbia tren” dhe “Trainose” – Hekurudhat e Maqedonisë, referon Express. (b.an)