Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për efekt shitje apo rifreskim të certifikatës së pronësisë nga e marta 30 Gusht 2016 do të jetë pa gjobë.
Në një marveshje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave i kërkohet zyrave të hipotekave në rang vendi që të nisin menjëherë zbatimin e ligjit nr.81/2016 që i krijon mundësi qytetarëve të aplikojnë pa penalitet.
Me këtë ligj të gjithë qytetarët do të kenë një taks prej 2% të vlerës së transaksionit të pronës pasi ajo të jetë rivlersuar me llogaritjet e reja.
Ndërkohë për apartamentet e ndërtuara para vitit 1995 çmimi i rivlersimit do të jetë 16.664 lekë për metër katror dhe mbi këtë cmim referencë do të përllogaritet taksa prej 2%./shqiptarja/r.a