Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që Partia Demokratike dhe lideri i saj të distancohen nga aktet e dhunës dhe veprimet kriminale, duke mbajtur një qëndrim të ashpër pas incidentit elektoral të ndodhur në Lezhë Monika Kryemadhit.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari iPërgjithshëm i LSI-së Luan Rama konfirmon se deputetja Monika Kryemadhi është kërcënuar me armë pas një takimi që ka pasur në fshatin Kooperativë në Rrilë, Komuna Shënkoll, Lezhë.
Deklarata e Luan Ramës
“Ngjarja e rëndë s’është gjë tjetër veçse një episod në tërësinë e episodeve kriminale të shfaqura gjatë ditëve të fundit, ku kandidatë të PD-së të dëshpëruar nga humbja tentojnë të prishin kompromentojnë dhe mundësisht të sabotojnë procesin zgjedhor me akte të tilla kriminale.
Në emër të LSI-së i kërkojmë PD të distancohen hapur prezari nga veprime të tilla kriminale dhe të bëjnë çdo përpjekje të japin kontribut që procesi zgjedhor të jetë korrekt transparent dhe në përputhje me OSBE/ ODIHR.
Policia e shtetit të mos hezitojë por të bëjë detyrën në zbatim të ligjit duke ushtruar kontroll të mjeteve të çdo personi qoftë dhe deputetëve. Sepse as deputetët as makinat e tyre nuk kanë më imunitet.”