Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka ardhur në rritje.
Sipas statistikave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, DPT, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore është 18 159, nga 13 778 biznese që ishin në fund të muajit dhjetor.
Ministria e Financave parashikon të falë detyrimet e krijuara para vitit 2011 dhe pas kësaj periudhe, nëse paguhet 70% e detyrimit dhe interesit, falet 30% e tij dhe gjobat.
Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar./ak