Sot nga ora 12:00 para Ambasadës së Kosovës në Tiranë, pranë lulishtes Vëllezërve Frashëri, do të protestohet.P
rotesta do të organizohet nga një grup profesorësh dhe aktivistësh civilë, me anë të së cilës shprehin shqetësimin për Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit e Kosovës me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Sipas një njoftimi të dërguar nga Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, Enis Sulstarova, ata do të solidarizohen me qindra-mijëra protestues shqiptarë në Kosovë. (b.an)