Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Golem. Një i moshuar 73 vjeçar ka goditur për vdekje gruan e tij me sopatë në banesën e tyre.
Pas krimit makabër, shtetasi Veli Dervishi është vetëdorëzuar në polici.
Gruaja e tij, 5 vite më e re se ai, është shtetasja Shazivare Dervishi, 68 vjeçare. Çifti jetonte në Tiranë, ndërsa në Golem mësohet se kishin shkuar për të kaluar pushime
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./java/a.k