E përditësuar/ Dalin pamje te momenteve te arrestimit te te rinjve qe qelluan me arme zjarri ne rrugen e Elbasanit. Portali Jeta osh qef sjell nje video:
…………
Një person ka shkaktuar panik në kryeqytet, në rrugën e Elbasanit, pasi ka qëlluar me armë në ajër brenda automjetit të tij.
Sipas të dhënave paraprake personi në fjalë ishte i shoqëruar nga dy shtetas të tjerë.
Policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e këtyre personave si dhe shoqërimin e tyre. I pyetur nga policia, shtetasi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka thënë se ka qëlluar pa asnjë motiv.