Një bar-kafe në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele. Subjekti ku ka rënë zjarri ndodhet në një distancë të afërt me mbikalimin e Rinasit. Forca të policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.