Në ditën e dytë të Akademisë Verore të FREESH leksionin e ka mbajtur deputetja Olta Xhaçka, si përfaqësuese e Fondacionit Qemal Stafa, bashkorganizator i kësaj akademie, ku foli për ideologjitë që udhëheqin partitë dhe procesin e politikë-bërjes.
Xhaçka, e cila është dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, theksoi se “vlerat dhe parimet e kohës sonë janë vlerat dhe parimet e demokracisë sociale dhe ky është avantazhi i Partisë Socialiste dhe Programit të saj qeverisës. Në Partinë Socialiste besojmë se merita dhe talenti duhet të përcaktojnë suksesin. Besojmë tek barazia e mundësive dhe trajtimi i barabartë për të gjithë pavarësisht gjinisë, fesë, racës etj, besojmë tek shteti i së drejtës dhe barazia sociale; besojmë se shteti që duam duhet të nxisë të aftin ashtu siç duhet të mbrojë të dobëtin. Besojmë tek solidariteti si një çështje e identitetit të përbashkët social apo kombëtar që e ka burimin tek vlerat e përbashkëta”.
Pyetjeve të të rinjve për debatin në Partinë Socialiste, deputetja Xhaçka ju përgjigj se PS është e vetmja parti që zhvillon debat të brendshëm dhe konstruktiv për mënyrën si drejtohet, vendime dhe zhvillime të rëndësishme në Partinë Socialiste.
“Demokracia është hegjemonia e shumicës”, u shpreh ajo, dhe këto debate shuhen gjithnjë me votë.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.