Një grua 56-vjeçare e cila ka qenë duke mbledhur bimë medicinave në Lezhë ka humbur jetën, pasi teksa po mblidhte bimët në një moment i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë me kokë.
Sipas policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një pjesë mali të fshatit Kallmet i Madh, kur L.N., 56-vjeçe, duke mbledhur bimë mjekësore ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën./a.m.