Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po sheh mundësinë e implementimit te nje sistemi të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë.
Eksperte të fushës shprehen se, ky sistem është një opsion përsa i përket sistemeve inteligjente të matjes, për të cilin specialsitet e energjisë duhet te bëjnë një fizibilitet shumë të mirë ekonomik.
Sistemi parashikon që të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri te lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet.
Kjo lidhje shërben për komunikimin e lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.
Të gjithë matësit inteligjentë që do te vere ne funksinim kompania duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD./r.a