Një problem në jetën tonë të përditshme janë edhe vështirësitë që na shkakton një qarkullim i keq i gjakut në pjesën e poshtme të trupit.
Qarkullimi i keq mund të jetë fillesa e shumë irritimeve, duke filluar nga kruajtjet, problemet jo estetike, e duke vazhduar me dhimbje, paaftësi e komplikacione siç është tromboza.
Tromboza i referohet mpiksjes së gjakut brenda një ene gjaku, e cila bëhet shkak për bllokim në këtë të fundit. Kjo gjendje ka pasoja të rënda shëndetësore dhe mund të bëhet edhe fatale.
Një pjesë e mirë e problemeve që shfaqen janë gjenetike, ndërsa një pjesë tjetër vjen si shkak i gjendjeve shëndetësore si obeziteti, shtatzënia, madje edhe dieta ushqimore ka një ndikim të madh. Rekomandohen shumë noti, vrapi ose daljet me biçikletë. Gjatë kohës që pushoni, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbahen këmbët në një pozicion që të jenë më lart se trupi. Kjo ndihmon që gjaku të qarkullojë më shpejtë në pjesën e këmbëve dhe pengon mpiksjen e gjakut.
Duhet shmangur edhe ekspozimi për një kohë shumë të gjatë në diell e këmbëve, si dhe banjot e diellit gjatë orëve më të nxehta të ditës. Nuk këshillohen për aktivitete fizike pantallona që pengojnë në qarkullimin e gjakut. Masazhet janë të pranueshme për sa kohë që nuk janë të ashpra dhe të forta, dhe duhen bërë vetëm nga specialistët, ose në të kundërt mund të shkaktojnë më shumë dëme.
Ushqimi në këtë rast mund të vijë si lehtësim. Vitamina E është më se e rekomanduar për njerëz që vuajnë nga qarkullimi i gjakut. Vitamina B3 lehtëson venat dhe ndihmon qarkullimin. /r.a