Policia e Vlorës ka asgjësuar 26 parcela me rreth 5365 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Penkovë dhe Mavrovë. Ato ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe të vogla toke pa pronar.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike. /r.a