Flakët që kanë përfshirë Shëngjinin kanë krijuar një brez 4 kilometra të gjatë mbi qytet, deri në zonën e kodrave përballë Velipojës.
Nga të dhënat e fundit rezulton se, pasditen e sotme zjarri mori hov duke u zgjeruar deri pranë qytetit të Lezhës.
Zjarrfikësit, të ndihmuar nga ushtria dhe një helikopter, vendosën nën kontroll vatrat, por era hap vazhdimisht fronte të reja.
Ndërkohë, ndërhyrja nga ajri me helikopter u ndërpre me rënien e natës.
Gjatë gjithë ditës u punua në zonën Rana e Hedhun dhe në Shëngjin për të mbajtur larg flakët që kërcënonin banesat dhe një kompleks turistik.
Lufta me zjarret që përfshinë këtë zonë, të vendosura qëllimisht për ripërtëritjen e kullotave, vijon prej tre ditësh./r.a