Ajo që e quan veten Armata Kombëtare Shqiptare kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
“Deputetët të cilët votojnë pro marrëveshjes me Malin e Zi do të trajtohen si tradhtarë dhe do të mbahen mend si të tillë”, thuhet mes tjerash në një deklaratë që ka ardhur në adresë të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress me emrin e Bashkim Shqipëria.
Në mes tjerash në këtë deklaratë thuhet se “AKSH është duke vëzhguar dhe se do të qëndrojë në pikat e caktuara”.
Po ashtu AKSH bën thirrje edhe palës malazeze që mos të pajtohet me një marrëveshje të tillë sepse “kjo do të thotë luftë mes dy popujve”, përgatiti Koha. (b.an)