Ish-presidenti socialist Rexhep Mejdani është shfaqur sërish në krah të kreut të LSI-së, pas takimit që patën sëbashku pak kohë më parë.
Mejdani është fotografuar në krah të Ilir Metës, në kampine të rinjve në Jalë. Mësohet se krahas Mejdanit, i pranishëm ka qenë edhe Namik Dokle, i cili ka mbajtur dhe një leksion para të rinjve të LSI-së.
Në fillim të këtij muaji, Mejdani, Meta dhe Kokëdhima drekuan sëbashku në ish-Bllok duke i dhënë fuqi zërave për një mosmarrëveshje të thellë brenda koalicionit PS-LSI. /r.a