Ministria e Inteligjencës së Iranit tha te pemten se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë nën hetime 1,500 të rinj të cilët dyshohet se mund të rekrutohen në radhët e të ashtuquajturit shtetit islamik.
Ministri, Mahmud Ali, tha se anëtarët e departamentit të tij të rinjtë i kanë marrë në pyetje që të bisedojnë me ta, për qëllim të parandalimit se mund t’i bashkohen në radhët e ISIS-it, shkruan lajmi.net.
Ndër tjera ai ka thënë se ministria e tij “po monitoron nga afër të gjithë ata që po shfaqin një tendencë drejt bashkimit me grupet ekstremiste që janë duke luftuar në Irak dhe Siri”. (b.an)