Qeveria shqiptare ka marrë përsipër shpenzimet për kthimin e trupit të Erjon Toros.
I riu nga Roskoveci humbi jetën në tërmetin që goditi Italinë Qendrore, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiakja e vendlindjes së Toros.
Majlinda Bufi i referohet familjarëve të Erjonit, sipas të cilëve qeveria shqiptare do të mbulojë shpenzimet e nevojshme që trupi i pajetë të mbërrijë në Roskovec, ku edhe do të prehet. / r.a