Gjykata e Apelit në Tiranë dha sot vendimin për Florian Skarrën, me detyrë Shef i Sigurisë së bankës e cila u grabit pak javë më parë në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Apeli la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg, dhënë edhe nga gjykata e shkallës së parë. 36-vjeçari kishte apeluar vendimin e shkallës së parë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje, shkruan panorama.
Prokuroria e akuzon Florian Skarrën se ka neglizhuar me detyrën duke i dhënë mundësi grabitësve të marrin nga dhoma kasafortën e bankës me rreth 20 milionë lekë të reja.