Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së 106 të Nënë Terëzs ka shkruar se shqiptarët janë të bekuar prej Zotit që i dhuruan njerëzimit një humaniste të madhe.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeparlamentari Veseli thekson se “sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënë Terezës. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore”./r.a