Korça do të ketë një bulevard të ri me projektin më të fundit, i cili pritet t’i ndërrojë pamjen bulevardit ekzistues “Fan Noli”. Bashkia e qytetit të Korçës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë publike fotot ilustruese të një projekti për rivitalizimin e Bulevardit “Fan Noli” në qytetin e Korçës. Pamja që do të ketë ky bulevard dëshmon përmes fotove një infrastrukturë bashkëkohore të përshtatshme për makinat dhe këmbësoret. Projekti parashikon korsi biçikletash dhe mjedise të gjelbëruara për qytetarët.
ma.me