Ky ligj sot devijon rëndë nga kushtetuta e mriatuar në 22 korrik”, paralajmwron qartë për mazhorëncën nënkryetari i Komsionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Oerd Bylykbashi. Por opozita ende nuk ka një vendim zyratrë nëqoftese këtë deklarata do ta materializojë me padi konkrete. Por duket se me këte ligj përveç opozitës, nuk pajtohen dhe gjyqtarët, të cilët e sipas burimeve disa pjese te tij i cilesojne diskrimunuese ndërsa mesohet se po pergatisin dhe verjetjet konkrete me shkrim per t’ia drejtuar Komsionit te Posaçem per Reformën ne Drejtesi.
Por më e qartë se gjyqtarët në këto momente është opozita e cila ka renditur pas nje vëzhgimi sipërfaqësor dhe jo pas një analize të detajuar dhe pjeset që siç thotë ajo bien ndesh me kushtetutën. Burimet pranë selisë blu i thanë Ora News se roli aktiv në ligj i Inspektoratit të Lartë të Dekalarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë Informacionit të Klasifikuar, është në kundërshtim me kushtetutën e re.
Gjithashtu Demokratët vlerësojnë se në ligj nuk janw detajuar dhe procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të komisoneve që do kryejnë rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokurorve. Ndryshe nga sa sanksionohet në kushtetutën e re, demokratët pretendojnë se ligji nuk përcakton afate dhe rregulla të qarta ne procesin e rivlersimit duke kruijuar mundësinë e një procesi selektiv.
Gjithashtu ekspertët e selisë blu pretendojë se mjaft dispozita të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarve dhe prokurorve cënojnë të drejtat e njeriut por dhe bien ndesh me konventën europaine të të drejtave të njeriut. Dhe nese ligji mbetet sic eshte dhe verejtjet e opozitës dhe te grupeve te interesit nuk merren në konsideratë gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhi rruga drejt Gjykatës Kushtetuese e ligjit për vlerësimin mbetet e hapur.
Kjo do ta ndërlikonte edhe me shume zbatimin e Reformes ne drejtesi pasi gjykata mund ta lere ne fuqi por edhe mund ta rrëzojë dhe kjo e dyta mund te sillte pasoja te renda sa i perket afateve te ngritjes se institucioneve te reja dhe per pasoje zbatimit te reformes.
ma.me