Kryeminsitri i vendit Edi Rama pritet të zhvillojë një bisedë LIVE pyetje-përgjigje me qytetarët përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Tëitter.
Bashkëbisedimi është parashikuar të zhvillohet ditën e martë më 30 Gusht në ora 11.00.
Kryeministri do të jetë i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve për të cilat kanë interes qytetarët.
Ky lloj komunikimi është bërë i shpeshtë tashmë nga liderët politik. Më së shumti është ambasadori amerikan ai që u përgjigjet qytetarëve shqiptarë në rrjetet sociale. Por tashmë edhe liderët shqiptarë kanë nisur të komunikojnë në këtë formë drejtpërdrejtë me qytetarët./a.m.