Një këmbësor është goditur për vdekje nga një automjet me targa greke, teksa po ecte anash rrugës Fier-Patos.
Sipas policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier–Patos, në vendin e quajtur “Transport”.
Kristaq S, 42-vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbësorin, me iniciale R.Gj., 65-vjeç, banues në Fier, i cili gjeti vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Foto është publikuar nga “Harta digitale e aksidenteve rrugore dhe lëvizja pro jetës”.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Fier, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.