Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në gërmadhat e zonave të prekura nga tërmtetet në Itali.
Së bashku me zbulimin e trupave nga ora në orë, mësohen edhe histori prekëse si ajo e një 8-vjeçareje.
Vajza e mitur Giulia Cafini vdiq nën rrënoja në banesën e saj, por ajo shpëtoi motrën më të vogël. Heroina Giulia mbrojti me trupin e saj motrën, e cila shpëtoi vetëm me disa gërvishtje.
“Giulia vdiq për të shpëtuar motrën e saj. Ajo e mbuli atë me trupin e saj. Kjo është arsyeja e vetme që ajo është e gjallë”, thotë e përlotur dhe e shkatërruar nga dhimbja gjyshja e dy vajzave, Angela Cafini./a.m.