Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjetën dhe asgjësuan në Kalivaç të Memaliajt 18 200 bimë kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, në Shkodër, pas një megaoperacioni të koduar “THUNDER”, policia ka asgjësuar 15 752 rrënjë kanabis në 70 parcela, në zonën e Dukagjinit.
Ndërsa në Fushë-Arrëz është bërë i mundur asgjësimi i 11 parcelave me 4746 bimë narkotike si dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim tre persona. /r.a