Ish-ylli i sagës së filmave “Fast & Fourious” Paul Walker, i ndarë nga jeta pak kohë më parë, kishte bërë dnjë dhuratë mjaft të veçantë për një çift që ishte në prag të martesës.
Ëalker në vitin 2004 kishte qenë në të njëjtin dyqan bizhuterisht me çiftin Kristen e Kyle Upham, në një kohë kur këta të fundit po zgjidhnin unazën e tyre të martesës. Mirëpo çmimet e shtrenjta nuk ia lejonin Kyle i sapokthyer nga lufta në Irak që t’i blinte unazën dashurisë së jetës së tij.
“Ne ishim në dyqan, dhe e kuptuam që dikush tjetër ishte aty pas nesh, por nuk e kishim mendjen sepse po shihnim unazat. Dhe unaza që bashkëshortja ime kishte zgjedhur kushtonte 10 mijë dollarë.” tregon Kyle Upham
Pasi çifti kishte dalë nga dyqani duarbosh, të nesërmen një vajzë e re kishte trokitur në derën e tyre ku kishte sjellë një porosi për ta. Kristen kishte hapur pakon e mbërritur por që nuk thuhej se nga kush ishte. Dhe brenda gjeti unazën që kishte zgjedhur në dyqan dhe ëndërruar prej kohësh.
“Për një kohë u shtanga. Ishte gjithçka doja, por nuk thuhej se kush e kishte blerë. Edhe vajza që ma solli më tha më mirë të mos e dish.” shprehet Kristen
Në fakt personi që i bleun unazën çiftit, kishte qenë pikërisht Walker i cili pa dashur që të binte në sy, kishte preferuar të mbetej anonim. Ishte pronari i dyqanit “Bailey Banks and Biddle Jewelers” në Kaliforni që tregoi gjithçka pas vdekjes së yllit të filmave me makina.
“Kjo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur, dhe duam ta falednerojmë Walker që arriti të na realizojë ëndrrën.” u shpreh çifti