Profeti i madh francez, Mishel de Notr Dam, i njohur si Nostradamus, ka parashikuar dhjetë gjëra që mund të ndodhin në vitin që po jetojmë, përgatiti Express.
Këto janë dhjetë gjërat që ai ka parashikuar:
- Nostadamus kishte parashikuar zgjedhjen e Obamas president të SHBA-së më 2013, por që ka thënë se do të jetë presidenti i fundit i SHBA-së.
- Në shkrimet e lëna të Nostradamusit thuhet se klima do të ndryshojë herë pas here në periudha të shkurtra kohore. “Ujo do të rritet dhe vendi gjithnjë do të fundoset”.
- Sipas tij planeti do të ndryshojë këtë vit dhe do të shkaktohen shumë pasoja të mëdha dhe tragjike në Tokë.
- Nafta, sipas Nostradamusit, në vendet e Gjirit në Lindjen e Mesme do të jetë në zjarr.
- Eksplodimet e mëdha në Lindjen e Mesme do të bëjë që aeroplanët të bien nga qielli.
- Lufta në Irak do të jetë sinjali i parë se bota do të zhduket.
- Shtëpia e Bardhë do të bëjë lojëra lufte dhe se ka plan për të shkatërruar botën, e kjo filloi që në Lindjen e Mesme.
- Shkrirja e poleve do të bëhet këtë vit dhe kjo gjë deri diku edhe nga shkencëtarët është konfirmuar.
- Izraeli do të jetë i rrethuar dhe sulmuar nga të gjitha anët, ndoshta vetëm Amerika mund ta ndihmojë në këtë betejë.
- Rusia nuk do të bashkohet me Europën dhe vendet tjera perëndimore në luftën e madhe që do të vije, por ajo do të luaj rolin e paqeruajtësit. (b.an)